Kryeziu: Vetëvendosja e humbi mundësinë për të qenë ndryshe

Drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës (IDK), Ismet Kryeziu, ka bërë një reagim lidhur me situatën e fundit  të krijuar në Vetëvendosje.

Lajme

12/01/2018 12:29

Ai përmes llogarisë së tij në Facebook, ka shkruar se Vetëvendosja e ka humbur mundësinë për të qenë ndryshe, dhe për ta bërë diferencën nga partitë tjera, transmeton lajmi.net.

Kryeziu shkruan se ai priste që krahu i të dorëhequrve të jetë më  i emancipuar dhe të ketë një kandidat  të vetin për Kryetar të partisë, ngase një garë e brendshme zgjedhore sipas tij, i  bën mirë cdo partie.

Ky është postimi i plotë  i Kryeziut në Facebook:

“Se çka po ndodhë me kryetarin e zgjedhur tashmë të VV-së apo me të dorëhequrit, është pak ose fare me rëndësi.

E rëndësishme është se VV-ja e humbi mundësinë për të qenë ndryshe, për ta bërë diferencën nga partitë politike tjera dhe për të qenë model i demokracisë së brendshme!
Së paku kam menduar, se krahu i të dorëhequrve të jetë më i emancipuar politikisht, ta ketë një kandidat për kryetar, platformë politike, aktivizim e mobilizim të anëtarësisë për diskutime e prezantime të ideve, një fushatë dhe garë aktive brenda VV-së.
Pavarësisht rezultatit dhe zgjedhjes së kryetarit, gara e brendshme zgjedhore do t`i bënte mirë demokracisë së brendshme të subjekteve politike. Në këtë rast jo vetëm VV-së!” /Lajmi.net/