Kryetari i Bashkisë së San Marinos në Kaliforni kapet duke e hedhur jashtëqitjen e qenit në kopshtin e rivalit të tij

Dennis Kneier, Kryetari i Bashkisë së San Marinos në Kaliforni, i cili nuk zotëron ndonjë qen, ka kërkuar falje pasi kishte hedhur jashtqitjen e qenit në oborrin e një aktivisti.

Fun

12/06/2014 17:22

Mosmarrëveshjet politike shpesh sjellin konflikte mes palëve, por kryetari i bashkisë së një lagje të pasur të Los Angelesit e ka tepruar \’paksa\’ kur ka hedhur jashtëqitje qeni në kopshtin e një aktivisti lokal.

Dennis Kneier, kryetari i bashkisë së San Marinos në Kaliforni, ka kërkuar falje pasi është kapur nga kamerat e sigurisë duke hedhur qesen me jashtëqitje qeni në pjesën e përparme të oborrit të Lao Philip.

Kryetari, i cili nuk ka ndonjë qen në pronësi, kishte kapur jashtëqitjen pasi e kishte gjetur në rrugë por ka thënë se ai kishte bërë \”një gabim\” që e kishte hedhur atë në kopshtin e Z.Lao-së.