Kroos: Tashmë e kam vendosur të ardhmen

Toni Kroos thotë se ka vendosur për të ardhmen e tij dhe nuk ka më kthim prapa. Mirëpo, mesfushori gjerman thotë se do ta zbulojë atë vetëm pas përfundimit të Botërorit.

Sport

07/07/2014 12:08

Real Madridi e pret përfundimin e Botërorit për ta konkretizuar transferimin e Toni Kroos, por lojtari reziston të flasë publikisht për të ardhmen e tij.

“E kam marrë një vendim dhe më nuk mund të vendos ndryshe”, ka thënë mesfushori gjerman në një intervistë për të përditshmen gjermane, TZ.

“Së pari dua të luaj në Botëror dhe kur të përfundojë ai, do të dihet vendimi im, të cilin do ta publikoj vetë. Për momentin, nuk ka asgjë. Ka mbetur edhe një javë të Botërorit, më pas do të dimë më shumë”, përfundoi mesfushori i Bayern Munichut.