Kroacia e paguan shtrenjtë fitoren ndaj Kosovës (FOTO)

Kroacia ka marrë një lajm shumë të keq, pas ndeshjes me Kosovën.

Sport

07/10/2016 11:03

Kroacia e ka paguar me qmim të shtrenjtë fitoren ndaj Kosovës.

Skuadra e selektorit Ante Çaçiç festoi me rezultat 6:0, por në duelin ndaj Kosovës është lënduar edhe një futbollist i rëndësishëm.

Mbrojtësi Vedran Corluka u zëvendësua pas pjesës së parë për shkak të një lëndimi, përcjell “Lajmi.net”.

“Corluka ka ndjerë dhimbje dhe u desh ta zëvendësonim në pjesën e parë”, deklaroi Çaçiç për mediat kroate.

“Nuk ka stërvitur me ne por me një program të personalizuar dhe është në dyshim për ndeshjen e ardhshme kundër Finlandës”, u shpreh ai.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.