Kriza me Korenë e Veriut: Lufta do të ishte e tmerrshme

Një përgjigje ushtarake e Koresë së Veriut do të ishte katastrofike dhe se mbetet një prej opsioneve.

Bota

17/08/2017 16:23

Kështu ka thënë këshilltari kryesor ushtarak i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, shkruan BBC.

Gen Joseph Dunford, shef i shtabit të përbashkët të SHBA-së i ka bërë këto komente gjatë vizitës në Kinë.

Ai është përgjigjur rreth vërejtjeve të një ndihmësi të lartë të Trump që përjashtonte  mundësinë e ndërhyrjes ushtarake mbi programin bërthamor të Koresë Veriore.

Tensionet mes SHBA dhe Koresë së Veriut janë shtuar pasi Pyongyang bëri përparim në testimin e raketave.

Presidenti amerikan, Trump ka paralajmëruar verikoreanët se do të përballën me “zjarr dhe tërbim”, derisa Pyongyang ka kërcënuar se do të sulmojë territorin amerikan të Guam./kk/