Krijon një substancë eksplozive, studenti për pak ‘hedh në erë’ universitetin

Ndërtesat e një universiteti britanik u evakuuan kur një student krijoi aksidentalisht të njëjtën substancë eksplozive, tejet të rrezikshme, që është përdorur në sulmet terroriste në Paris.

Fun

16/02/2017 18:24

Një hetim në Universitetin e Bristolit ka zbuluar se substanca në fjalë, e njohur si “triacetone triperoxide” (TATP) u krijua pa qëllim në laboratorin kimik.

Laboratori u rrethua me një shirit duke j’ua ndaluar studentëve të afroheshin pas  incidentit , shkruan “BBC”.

Askush nuk u plagos dhe ekipet kryen një shpërthim të  kontrolluar. /SYRI.net/.