Kovacic ‘refuzon’ Realin

Mesfushori i Interit, Mateo Kovacic injoron spekulimet se kërkohet nga Real Madrid derisa konfirmon dëshiron e tij për të vazhduar kontratën në Giuseppe Meazza.

Sport

03/12/2014 10:32

E ardhmja e Interit quhet Mateo Kovacic. 20-vjeçari i talentuar kroat, objektiv i Real Madridit, ka bërë të ditur se dëshiron të vazhdojë kontratën me klubin italian, deri më 2019, me rritje të konsiderueshme të pagës.

“Jemi duke biseduar për marrëveshjen e re, gjërat janë duke shkuar në drejtimin e duhur”, deklaroi Kovacic gjatë një organizimi nga shtëpia e modës, Brooke Brothers, duke bërë me dije se nuk është i interesuar për spekulimet se kërkohet nga Real Madrid.

“Dua të vazhdoj kontratën me Interin. Ndihem mirë në klub. Kemi mjaft kohë që t’i sqarojmë gjërat gjatë këtij sezoni”, u shpreh ish anëtari i Dinamo Zagrebit.