“Kovaç ka një mal me probleme te Bayern”

Niko Kovac ka një mal me probleme te Bayern Munich, sipas ish-trajnerit Jupp Heynckes.

Sport

27/11/2018 19:00

Heynckes doli në pension në fund të sezonit të kaluar, duke i udhëhequr drejt titullit të gjashtë radhazi në Bundesliga.

Ndërkohë që trajneri aktual i kampionëve po has vështirësi në dhomat e zhveshjes, Heynckes i vjen keq dhe jep mendimin e tij.

“Ai është një trajner i ri që kërkon të pushtojë botën. Por Niko Kovac nuk e ka të lehtë te Bayern.

“Në skuadër ka djem të mirë, por ka edhe lojtarë të përkëdhelur. Pa harruar edhe dëmtimet e shumta që ka në ekip.

“Ai ka një mal me probleme.”

Në Gjermani spekulojnë se Kovac mund të shkarkohet këtë javë, pavarësisht rezultatit të Bayern të martën ndaj Benfica-s në Champions League.