Juventus përplaset me Kroacinë për lëndimin e Pjacas (FOTO)

Juventus është përplasur me stafin mjekësor të Kroacisë në lidhje me raportin e lëndimit të mesfushorit Marko Pjaca.

Sport

06/10/2016 13:09

Juventus ka problem me stafin mjekësor të Kombëtares së Kroacisë.

Mesfushori Marko Pjaca u rikthye në Torino pasi u ankua në një lëndim që ia pamundësoi të luajë në duelin kundër Kosovës.

Stafi mjekësor i Kroacisë raportoi se Pjaca kishte pësuar frakturë në këmbë.

Por, pas analizave në Torino, nuk është vërejtur asnjë lëndim serioz për ish futbollistin e Dinamo Zagrebit, përcjell “Lajmi.net”.

Në fakt, Juventus pret që Pjaca të rikuperohet për rreth 10 ditë.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.