Kosova sot shkatërron armë

Policia e Kosovës sot do të shkatërrojë një numër të madh të armëve të vogla dhe të lehta.

Lajme

06/07/2017 08:28

Ky aktivitet organizohet nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe mbështetet nga Zyra Qendrore për Kontrollin e Armëve të Vogla dhe të Lehta (SEESAC), Zyra e Jashtme Gjermane dhe Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara.

Shkatërrimi i tyre do të organizohet nga Policia e Kosovës në orën 10:00 në Ferizaj.