Kosova shkruan historinë, ndeshja e parë zyrtare kundër Shqipërisë

Përfaqësuesja e Kosovës në kategorinë e femrave, të shtunën e zhvillon ndeshjen e parë kundër një reprezentacioni, duke e sfiduar pikërisht Kombëtaren e Shqipërisë.

Sport

18/09/2015 12:29

Takimi do të zhvillohet në fushën e “Hotel Tropikal”, ndërsa lajmin e ka konfirmuar përzgjedhësja Afërdita Fazliu.

“Është ndeshja e parë që Kosova luan me një reprezentacion tjetër. Është ndeshje shumë e rëndësishme pasi që FFK-ja po punon intensivisht që të njihet nga UEFA dhe FIFA. Në aspektin profesional është me rëndësi që ta kemi një pasqyrë të përafërt për kualitetin, apo të themi më mirë, për potencialin që e kemi, kur dihet që Shqipëria është Kombëtare e respektuar dhe ka përvojë në ndeshjet ndërkombëtare”, deklaroi Fazliu për GazetaOlle.com.

Kosova niset drejt Shqipërisë sot në ora 09:00. Më poshtë e keni listën e futbollisteve të ftuara:

Florentina Kolgeci, Zelfije Bajramaj (13 Qershori), Qendresa Krasniqi, Advie Veliu, Blerta Kaçiu, Agnesa Rexha, Edona Kryeziu e Liridona Syla ( Hajvalia), Blerina Musa, Qendresa Bajra, Antigona Miftari, Jehona Ademi, Arbenita Curraj e Donjeta Haxha (Mitrovica), Valentina Shumolli, Rabije Ramaj, Mimoza Islami (Vizioni), Fitore Dalipi, Kaltrina Biqkaj, Batije Miftari, Merita Borovci (Intelektualet), Xhemile Berisha (Kosova P).