Kosova kundër Turqisë në futsall

Kosova do t'i zhvillojë dy ndeshje miqësore me përfaqësuesen e Turqisë në futsall.

Sport

05/04/2016 12:04

Përfaqësuesja e Kosovës në futsall do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore me përfaqësuesen e Turqisë.

Dy ndeshjet miqësore do të zhvillohen në Turqi, më 14 dhe 15 prill. Kështu ka bërë të ditur për gazetën “Koha Ditore” përgjegjësi i përfaqësuesve në FFK, Artan Govori.

Kosova me Turqinë u përball edhe në muajin shkurt në turneun e futsallit “Adem Jashari”.