Kosova – Azerbajxhan, mësohen emrat e gjyqtarëve të ndeshjes

Kosova do të përballet me Azerbajxhanin në ndeshjen e fundit të grupeve të Ligës së Kombeve.

Sport

19/11/2018 16:41

Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet nesër mbrëma me Azerbajxhanin, për ta vendosur liderin e Ligës D, njëherësh cila prej tyre të fitoj, do të promovohet në ligën C.

Ndeshja që starton nesër (e martë) në ora 20:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, ka sjellë emrat e gjyqtarëve që do ta ndajnë drejtësinë.

Treshja franceze, Benoit Millot, Mehdi Rahmouni dhe Bertrand Jouannaud, do ta referojnë ndeshjen në mes të Kosovës dhe Azerbajxhanit.

Përfaqësuesja jonë shihet si favorite ndaj Azerbajxhanit, andaj nesër do të jetë një ndeshje historike për djelmoshat tanë, por edhe për ne. /Lajmi.net/