Korridori për Barcelonën? Deklaratë epike nga Sergio Ramos

.

Sport

09/04/2018 08:26

Sergio Ramos ka folur pas derbit me Atletico Madridin.

Mbrojtësi u përgjigj edhe në pyetjen e gazetarëve për korridorin e Realit për Barcelonën, përcjellë “Lajmi.net”.

“Situata është e qartë, por donim të fitonim me çdo kusht,” shprehet mbrojtësi pas derbit.

“Korridori i nderit? Gjithmonë kam thënë se duhet të respektojmë atë që thotë trajneri. As Barça nuk formoi korridorin për ne”, deklaroi Ramos.

“Duhet të ketë respekt dhe çështja e korridorit nuk duhet të zmadhohet. Nuk mendoj se Barça-s i intereson shumë. Nëse nuk bëjmë korridorin nuk do të thotë se nuk e respektojmë Barcelona”, shtoi ai. /Lajmi.net/