Kopshti zoologjik ku njerëzit futen në kafaz, kurse kafshët janë të lira |FOTO GALERI|

Rregullat kanë ndryshuar në këtë kopsht zoologjik, atje vizitorët mbyllen në kafaz kurse kafshët janë të lira që të ulërijnë dhe të sillen lirshëm nëpër hapësirat e parkut. Kopshti zoologjik 'Lede Ledu' që gjendet në qytetin Chongqing ka vendosur t'i ofrojë njerzve rast për 'ngritje-flokësh' që t'a përjetojnë se si është në të vërtetë të përballeni me një grabitqar.

Fun

07/08/2015 13:34

“Kemi dashur që t’i ofrojmë vizitorëve emocionin se si është të ndiqeni dhe përcilleni nga macet e mëdha, por me siguri duke eliminuar të gjitha rreziqet për ta” kishte thënë zëdhënësi i kopshtit. “Vizitorët janë të paralajmëruar që t’i mbajnë gishtat dhe duart brenda kafazit gjatë gjithë kohës, sepse një tigër nuk e di dallimin mes gishtave dhe mëngjesit të tij.”

Kurse një vizitor i kopshtit rrëfente “Kjo është diçka që asnjëherë nuk e kam përjetuar në një kopsht zoologjik – ne nuk po i shikonim ata, ata na shikonin neve, dhe për ata ne ishim sikurse dreka e tyre” vazhdonte rrëfimin e tij vizitori i kopshtit. /lajmi.net

lehe-ledu-wildlife-zoo-wcht02

lehe-ledu-wildlife-zoo-wcht03

lehe-ledu-wildlife-zoo-wcht04

lehe-ledu-wildlife-zoo-wcht05

lehe-ledu-wildlife-zoo-wcht01