Konfirmohet: Vidal dhe Pirlo mungojnë ndaj Malmos

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka konfirmuar se mesfushorët e skuadrës së tij, Arturo Vidal dhe Andrea Pirlo do të mungojnë në takimin kundër Malmos.

Sport

15/09/2014 21:17

Allegri ka thënë se rikuperimi i Pirlos dhe Vidalit është duke shkuar në një rrugë shumë të mirë. Sidoqoftë, ata do të mungojnë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Malmos.

“Ne shpresojmë që Vidal do të jetë i gatshëm për ndeshjen e së shtunës kundër Milanit”.

“Pirlo po bëhet më mirë. Ai do të punojë pak më shumë dhe në fund të javës do të shohim gjendjen e tij”, tha Allegri.

Vidal u lëndua në fitoren e Juventusit kundër Udineses me rezultat 2-0,ndërsa Pirlo është duke qëndruar jashtë fushave të lojës që nga fundi i gushtit.