Kompany dhe Lukaku urojnë Hasin

Vincent Kompany dhe Romelu Lukaku kanë uruar Besnik Hasin për emërimin në detyrën e kryetrajnerit të Anderlechtit. Ish ylli i Kombëtares së Shqipërisë më herët gjatë javës mori postin e kryetrajnerit të gjigantit belg. Dhe, kapiteni i Manchester Cityt, Kompany dhe sulmuesi i Evertonit, Lukaku – bashkëlojtarë në Kombëtaren e Belgjikës – kanë mbështetur vendimin…

Sport

11/03/2014 17:17

Vincent Kompany dhe Romelu Lukaku kanë uruar Besnik Hasin për emërimin në detyrën e kryetrajnerit të Anderlechtit.

Ish ylli i Kombëtares së Shqipërisë më herët gjatë javës mori postin e kryetrajnerit të gjigantit belg.

Dhe, kapiteni i Manchester Cityt, Kompany dhe sulmuesi i Evertonit, Lukaku – bashkëlojtarë në Kombëtaren e Belgjikës – kanë mbështetur vendimin e drejtuesve të Anderlechtit.

“Hasi është njeri i shtëpisë i cili e njeh mirë filozofinë e klubit dhe është maksimalisht i përkushtuar. Të dëshiroj sukses”, shkroi Kompany në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Twitter.

Ndërsa, Lukaku shtoi: “Paç fat Besnik Hasi. Një njeri i shtëpisë me ide të një trajneri të nivelit të lartë”.

Hasi u emërua si kryetrajner pas shkarkimit të John va nden Brom. Kompany dhe Lukaku e filluan karrierën në Anderlecht.