Kolumnisti egjiptian për Salah: Hiqe mjekrën, po dukesh si terrorist

Montaser mendon që Salah duhet të heqë mjekrën, sepse sipas tij ngjason me ekstremistë dhe terroristë.

Sport

13/03/2018 18:56

Kolumnisti egjptian, Salah Montaser, e ka një kërkesë për yllin e Liverpoolit, Mohamed Salah.

Ai i ka kërkuar Salahut që të heqë mjekrën, përcjellë “Lajmi.net”.

Montaser mendon që Salah duhet të heqë mjekrën, sepse sipas tij ngjason me ekstremistë dhe terroristë.

Kjo kërkesë ka bërë bujë të madhe në opinion dhe tifozët kanë mbajtur krahun e lojtarit, duke e konsideruar atë si zgjedhje personale. /Lajmi.net/