Kolumbia e fillon keq, fitore e madhe nga Japonia

Japonia ka shënuar fitore të madhe duke mposhtur Kolumbinë me rezultat 2:1.

Sport

19/06/2018 15:52

Japonia ka shënuar fitore ndaj Kolumbisë me rezultat 2:1 në duelin e tyre në xhiron e parë në Grupin H të Kampionatit botëror 2018.

Japonia kaloi në epërsi me golin e Shinji Kagaa nga penalltia në minutën e 6-të kur me karton të kuq u përjashtua Carlos Sanchez, përcjell “lajmi.net”.

Juan Quintero barazoi në minutën e 39-të.

Por, pas intervalit, Japonia shënoi prapë nëpërmjet Yuya Osakos, që doli të jetë goli i fitores dhe tri pikëvë të mëdha. /Lajmi.net/

https://www.dailymotion.com/video/x6m8vdc