Koke: Atletico e ka vështirë ta zërë Barcelonën

Mesfushori i Atletico  Madridit, Koke, ka pranuar se skuadra e tij e ka të vështirë ta zërë Barcelonën në krye të La Ligës.

Sport

27/11/2015 22:51

Koke pranon se Barcelona mund të jetë thjeshtë tepër e fortë për Atletico Madridin që t’i sfidojë ata për titull në La Ligë.

Skuadra e Diego Simeones gjendet në pozitën e dytë, pasi e tejkaloi Real Madridin në fundjavë pas fitores së katalanëve në “El Clasico” me rezultat 4:0 në Santiago Bernabeu, që i ngriti në katër pikë epërsi në krye të tabelës.

Koke beson se ekziston një dallim i madh mes dy skuadrave që e shndërron Barcelonën në favorit për titull të kampionit.

“Futbollistët që ka Barcelona janë të një niveli të lartë dhe është shumë e vështirë për ne që t’i zëmë ata”, deklaroi Koke gjatë një ngjarje promovuese, përcjell “Lajmi.net”.

“Ata janë shumë të fortë. Ne do t’i marrim gjërat hap pas hapi dhe do të shohim se ku jemi në fund të sezonit”, u shpreh ai.