Klubet evropiane shpenzuan 10.9 miliardë euro

Klubet evropiane kanë shpenzuar plot 10.9 miliardë euro në vitet e fundit, ka njoftuar UEFA. Sipas shtëpisë së futbollit evropian, vitin e fundit ka rënë shpenzimi i pronarëve të klubeve në 600 milionë euro, në krahasim me dy vjetet paraprakë.

Sport

17/04/2014 22:56

UEFA ka zbuluar se klubet e mëdha evropiane kanë shpenzuar 10,9 miliardë euro në lojtarë, në vitet e fundit.

Raporti është i gjashti i këtij lloji, ndërsa përfshin 700 klube, një pjesë e së cilave nuk e kanë respektuar aspak ‘fair play’ financiar.

Analiza përfshin edhe struktura të ndryshme të kompeticioneve nacionale, menaxherët, ndërsa vlerësoi se 1700 trajnerë i kanë ndërruar pozitat e tyre në tri vjetët e fundit.

Lajm i mirë është se pronarët e klubeve duket se janë vetëdijësuar dhe kanë shpenzuar 600 milionë euro më pak, në krahasim me dy vjetet e fundit.