Klopp refuzon Barcelonën

Trajneri i Borussia Dortmundit, Jurgen Klopp nuk duket i interesuar të bëhet pasardhës i Gerardo Martinos në drejtim të Barcelonës, në fund të këtij sezoni. Ai shprehet i lumtur tek klubi gjerman.

Sport

19/04/2014 16:49

Trajneri i Borussia Dortmundit, Jurgen Klopp ka përjashtuar mundësinë e kalimit në drejtim të Barcelonës, si pasardhës i Gerardo Martinos që pritet të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni.

“Askush në Dortmund nuk brengoset rreth kësaj”, deklaroi Klopp për uebfaqen zyrtare të Borussia Dortmundit.

“Të gjithë jemi nga pak të dashuruar në këtë klub dhe mënyrën se si funksionojnë gjërat këtu”, shtoi ai. Klopp së fundmi është përmendur si një prej kandidatëve për të zëvendësuar Martinon, mirëpo duket se ai do të vazhdojë të udhëheq Dortmundin.

Klopp ka kontratë me Dortmundin deri në vitin 2017, dhe drejtuesit e klubit kanë shprehut besimin se ai do të respektojë marrëveshjen.

Andaj, vazhdon kërkimi i Barcelonës.