Klopp mendon se Bayern mund të jenë më të shqetësuar sesa dikur

Kanë filluar të shfaqen tensionet e para në prag të ndeshjes Liverpool – Bayern Munich.

Sport

18/02/2019 16:11

Klopp beson se Bayern Munich mund të jenë më të rrezikshëm sesa ishin dikur, edhe përkundër jokonsistencës në këtë sezon.

Megjithatë, trajneri gjerman beson se Bayern ka përmirësuar rezultatet që kur ishin futur në serinë prej katër ndeshjeve pa humbje në shtator.

“Pas gjashtë viteve dominim në ligën e tyre, ky dukshëm ishte një vit më i vështirë” ka thënë Klopp për skuadrën gjermane, transmeton lajmi.net.

“Ata janë dy pikë prapa Dortmund, por do të luajnë kundër tyre në ‘Allianz Arena’. Është komplet situatë normale” ka thënë tutje trajneri.

“Ndoshta në fillim të sezonit ata nuk kishin situatën më të mirë, por nga këndvështrimi im ata janë tani më të rrezikshëm sesa përpara” ka thënë ndër të tjerash Klopp.

Liverpool dhe Bayern Munich do të vihen përballë njëra tjetrës në mbrëmjen e së martës, në kuadër të Ligës së Kampionëve. /Lajmi.net/