Klitschko pas pensionimit, ka një mesazh për Joshuan (FOTO)

Wladimir Klitschko ka postuar një mesazh me shumë ‘klas’ për Anthony Joshuan në Instagram.

Sport

04/08/2017 16:29

Ka pasur shumë zëra rreth një rimeçi mes këtyre dy boksierëve të mëdhenj, pas fitores që në prill e shënoi Anthony Joshua në Londër.

Por njëri nga boksierët më të mirë që ka pasur boksi ndoshta edhe gjatë historisë, dje mori vendim për t’u pensionuar.

“Zemra ime është në paqe ndërsa ia kaloj pishtarin Anthony Joshuas – gjeneratës së re. Paç fat vëlla i vogël, jam krenar me ty”, ka shkruar në Twitter ukrainasi./Lajmi.net/