Kjo statistikë tregon se sa mirë e ka nisur Barcelona këtë sezon

Shumë mund ta kenë kritikuar Barcelonën në këtë fillim sezone që nuk është emocionuese ose spektakolare këtë sezon, por një gjë është e sigurt, ata kanë mbrojtjen më të mirë në 17 vitet e fundit.

Sport

29/09/2017 17:51

Edhe njëherë ata nuk pranuan gol as kundër Sporting CP, ndërsa Ter Stegen, që nga ndeshja e Superkupës së Spanjës kundër Realit, ka pranuar dy gola.

Në Ligën e Kampionëve ata ende nuk kanë pranuar gol.

Goli i Shibashaki për Getafe dhe ai i Sergi Enrich në Camp Nou, janë të vetmet gola që mbrojtja e Barcelonës i ka pranuar.

Është e nevojshme të kthehemi në sezonin 2001-02 për të gjetur statistika të ngjashme dhe çuditërisht atëherë ekipi nuk ishte aq i fortë.

Rexach ishte trajner, Javier Saviola ishte ylli i skuadrës dhe Bonano ishte portieri./Telegrafi/