Kjo hardhucë pengon investimin prej 12.2 miliard dollarëve! |FOTO|

Hardhuca e cila njihet me emrin 'yakka' mund të mos njihet nga e gjithë bota, por ky zvarranik vendas i Australisë është duke shkaktuar probleme shumë të mëdha për një nga konglomeratet më të mëdha nga India.

Fun

05/08/2015 11:45

Ditë më parë, një gjykatë federale në Sidnej të Australisë e ktheu prapa pa aprovim një kërkesë nga kompania Adani Group, kërkesë kjo për ndërtimin e njërës nga minierat më të mëdha të thëngjillit në botë. Aktivistët e ambientit kanë ngritur shqetësimet e tyre për ndikimin e projektit në ‘hardhucën yakka’ dhe një specie tjetër ‘gjarpëri ornamental’.

Kompania ‘Adani Group’ ka kundërshtuar vendimin e gjykatës, duke u arsyetuar se ministri i mjedisit Greg Hunt e kishte aprovuar projektin e minierës gjatë vitit të kaluar, por arsyeja pse gjykata e kishte anuluar vendimin ishe për shkaqe teknike dhe administrative, duke arsyetuar se ministri Hunt nuk kishe pasur fakte të mjaftueshme kur e kishte marrur vendimin.

Departamenti i drejtësisë ka deklaruar se do t’ë duhen 6 – 8 jaë për të përgatitur dokumentet e nevojshme të cilat to t’i dërgohen ministrit Hunt në mënyrë që ai t’a ri-shikojë vendimin e tij. /lajmi.net