Kjo grua lexon 100 libra në muaj, ja si mundeni edhe ju

Muajin e kaluar, Therese e sfidoi veten të lexojë 100 libra.

Fun

08/05/2018 12:16

 

Therese është një menaxhere biznesi e cila jeton në Berlin të Gjermanisë. Muajin e kaluar, ajo ia menaxhoi të lexojë mbi 100 libra në degën e psikologjisë, politikës dhe lidershipit, shkruan blinkist, transmeton lajmi.net

Gjithça filloi me një garë. Një koleg I saj e sfidoi ta lexojë ‘’Storie suksesi’’ të Malcolm Gladwell për dy orë.

Aq e zënë sa ishte, nuk mundi ta lexojë. Ajo vazhdoi shpejt duke lexuar disa kapituj por për të ishte e pamundur ta përfundonte të gjithë librin për vetëm dy orë. Edhe pse e kishte humbur betejën, ajo pati një ide.

‘’Dua të lexoj më shumë libra nonfiksion…’’

Ajo gjeti shumë faqe interneti, blogje dhe apps të cilat e transformuan atë.  Gjatë ditës, ajo dëgjonte audiobook, ndërkaq në pjesën tjetër të ditës lexonte. Kështu ishte në gjendje të përfundonte librat shumë më shpejt.

Për të qenë preciz, ajo lexoi 102 libra. ‘’Mund të duket shumë, mirëpo leximi online shkon shumë më shpejt. Tre libra për një ditë kam arritur të lexoj,’’ është shprehur ajo. /Lajmi.net/