Kjo gjë nuk i ka ndodhur Spanjës që 68 vite

Spanja u mposht mbrëmë në shtëpi nga Anglia me rezultat 2:3.

Sport

16/10/2018 12:43

Kombëtarja e Spanjës i pësoi trego gola vetëm në 45’ minutat e parë, por që në pjesën e dytë arriti të këndellej.

Kjo ndeshje e zhvilluar në Sevillë, iu ka dhënë fund disa statistikave mjaft të mira të spanjollëve.

Kjo ishte fitorja e parë e Anglisë ndaj Spanjës, që nga viti 1987 kur anglezët kishin triumfuar me rezultatin 4:2, ndërsa katër golat i kishte shënuar Lineker, përcjell “lajmi.net”.

Ndërkohë që kjo ishte ndeshja e parë në historinë e futbollit të kësaj përfaqësuese, që ka pranuar tre gola në terren vendas.

Në kohë të njëjtë ishte edhe ndeshja e parë në të cilën spanjollët në 38 minuta lojë pranojnë tre gola. /Lajmi.net/