Kjo është oferta e Real Madridit për blerjen e Neymar ose Mbappe

Real Madrid vazhdon të jetë i interesuar për një blerje të madhe në sulm.

Sport

13/09/2018 07:20

Real Madrid ka gati 372 milionë euro për transferimin e Neymar ose Kylian Mbappe.

Dyshja e sulmuesve të Paris Saint-Germain janë objektiva të mëdha të “Los Blancos” për vitin 2019.

“Mundo Deportivo” shkruan se Real Madrid ka gati fondet për blerjen e njërit prej tyre, përcjell “lajmi.net”.

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez dëshiron të sjellë një yll të kalibrit botëror në vitin e ardhshëm pas shitjes së Cristiano Ronaldos në Juventus. /Lajmi.net/