Kjo është historia interesante e Christian Panuccit, trajnerit të ri të Shqipërisë

Christian Panucci është trajneri i shtatë i huaj i Shqipërisë në epokën “Duka” në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit. Një ish-futbollist i njohur italian që ka luajtur me skuadra të mëdha në katër kampionate të rëndësishme në Europë, Itali, Spanjë, Angli dhe Francë, ndërsa si trajner është në hapat e parë të karrierës.

Sport

19/07/2017 20:34

Është formuar si futbollist  të të rinjtë e Veloce Savonas dhe Genoas, ndërsa në Serinë A debutoi me skuadrën liguriane në mars të vitit 1992. Pas dy viteve te Genoa iu bashkua Milanit të Fabio Capellos në moshën 20-vjecare, duke spikatur  titullar në krahun e djathtë të mbrojtjes. Te “Djalli” luajti për tre sezone e gjysmë duke fituar 6 trofe, ku përfshihen dy tituj të Serisë A dhe një Champions League.

Në janar të të vitit 1997 u transferua te Reali i Madridit ku që në sezonin e parë fitoi titullin kampion nën drejtimin e Fabio Capellos ndërsa në vitin pasardhës Superkupën e Spanjës dhe Champions Leaguen. U largua nga Reali pasi ngriti lart për herë të dyrtë trofeun e kampionit të Spanjës. Gjatë dy viteve pasardhëse ndërroi tri skuadra, duke veshur fanellën e Interit, Chelseat dhe Monacos. Nga 2001 deri më 2009, pra për 8 sezone radhazi luajti me Romën, skuadër më të cilën fitoi dy Kupa të Italisë dhe një Superkupë. E mbylli karrierën si futbollist në vitin 2010 me Parmën.

Nga viti 1994 deri më 1998-ën ka qenë pjesë e Kombëtares Italisë, ku është aktivizuar në 57 ndeshje dhe ka shënuar 4 gola. Karrierën si trajner 44-vjecari e ka nisur si ndihmës i Fabio Capellos në kombëtaren e Russisë, ndërsa në Itali ka drejtuar për periudha të ndryshme kohore  Livornon dhe së për pak javë Ternanën. Pas një viti pushim mori detyrën e trajnerit të Kombëtares së Shqipërisë, me objektiv kryesor kualifikimin në finalet e Euro 2020.