Kjo është foshnja që qesh 17 orë në ditë

Një djalë i vogël, i identifikuar si Jack Young, qesh 17 orë në ditë pa ndërprerë. Këtë po ia shkakton një kancer i rrallë në tru, me të cilin u diagnostikua pak ditë më parë.

Fun

27/11/2018 16:45

Prindërit e Jack Young, Gemma dhe Ed of Winscombe, North Somerset, mendonin se foshnja e tyre ishte me të vërtetë e lumtur, transmeton lajmi.net.

Por kur të qeshurat vazhduan për orë me radhë, duke mbajtur familjen zgjuar gjatë natës, mjekët zbuluan se shpërthimet u shkaktuan nga një tumor i mirë truri i quajtur hamartoma hipotalamike.

Kjo shkaktoi epizoda epileptike – të quajtura “epizoda të qeshurash”. Tumoret e rralla mendohet të ndikojnë një në 200,000 njerëz. /Lajmi.net/