Kjo është femra e parë me mjekërr të plotë (Video)

25 vjeçarja Harnaam Kaur ka vendosur që ta rritë mjekrrën, pasi që në adoleshencën e saj ka qenë subjekt i dhunës psikologjike për 'flokët' e saj në fytyrë, transmeton lajmi.net

Fun

25/03/2017 13:28

Pasi u ambientua me shoqërinë dhe e hoqi mjekrrën e saj për disa vjet, ajo vendosi që më në fund ta lërë të rritet.

3 inç është masa e mjekrrës së Harnaam në disa vende dhe në disa vende është 6 inç. Kështu, ajo ka fituar vend në librin e rekordeve Guinnes gjatë vitit 2017.

Jeta e saj u fokusua që të kurajojë njerëzit dhe të shpërndajë mesazhe pozitive tek njerëzit përreth. Në mars të këtij viti, ajo u bë femra e parë me mjekërr që eci në London Fashion Week. /Lajmi.net/

YouTube player