Kjo është arsyeja pse James mungon në formacionin e Kolumbisë

Kolumbia pa James Rodriguezin takohet sot me Japoninë.

Sport

19/06/2018 13:24

Mungesa e James Rodriguez nga formacioni bazë i Kolumbisë është befasi e madhe para ndeshjes me Japoninë në Grupin H të Kampionatit botëror 2018.

Por, mungesa e tij ishte e pritur para duelit.

James nuk është në formën ideale fizike andaj nuk ka zënë vend në formacionin bazë të Kolumbisë, përcjell “lajmi.net”.

Mirëpo, mbetet të shihet nëse ai do të jetë në gjendje t’i ndihmojë ekipit të tij, mbase duke u inkuadruar në lojë si rezervist. /Lajmi.net/