Kjo është arsyeja pse Asensio nuk u transferua te Barcelona (FOTO)

Barcelona humbi mundësinë e transferimit të Marco Asensio nga Real Mallorca më 2014.

Sport

19/08/2017 13:01

Marco Asensio është talenti më i madh në ekipin e Real Madridit.

Mesfushori është shndërruar në futbollistin më të përfolur në Spanjë pas dy golave fantastik kundër Barcelonës në Superkupën e Spanjës.

Por, ai lehtë ka mundur të ishte futbollist i gjigantit katalan para ardhjes në Santiago Bernabeu më 2014.

E përditshmja sportive madrilene “AS” ka bërë të ditur se Barcelona dështoi me blerjen e Asensios pasi i ofroi Real Mallorcas pagesën e tij në disa këste, përcjell “lajmi.net”.

Mallorca ishte në gjendje të vështirë financiare dhe kërkoi që pagesa e tij të bëhet e plotë, gjë të cilën e bëri Real Madrid dhe sot krenohet me vendimin e marrë. /Lajmi.net/