Kjo do të jetë skuadra e James Rodriguez për sezonin e ri

Kthimi i James Rodriguez në Real Madrid gjatë këtij afati kalimtar duket pothuajse i pamundur.

Sport

13/07/2018 17:26

Anësori kolumbian ka përmbushur një sezon të mirë në Bundesligën gjermane te skuadra e Bayern Munich.

Këto ditë në media është raportuar se 26 vjeçari mund të rikthehet te Real Madrid, gjë që duket e vështirë kur dihet se në prezantimin e tij një vit më parë, Bayern Munich kishte njoftuar se është arritur marrëveshje huazimi për dy sezone.

Por edhe nëse ekzistojnë mundësi për rishqyrtimin e kontratës, është trajneri Niko Kovaç që nuk do të aprovonte një gjë të tillë.

Trajneri kroat e sheh James si lojtarin kyç në formacionin e tij për sezonin e ardhshëm./Lajmi.net/