Khabib i cakton shumën marramendëse McGregorit për revansh

Luftëtari i UFC, Khabib Nurmagomedov, nuk është i interesuar të hyjë në oktogon për t’u ndeshur me Connoer McGregor, pa një kompensim prej 30 milionë dollarë.

Sport

25/12/2018 21:56

Nurmagomedov ka fituar meçin më të popullarizuar të UFC-së ndaj McGregorit para tre muajsh, duke u bërë emri më i lakuar i këtij sporti.

Të dy këta luftëtarë, janë në pritje të ndëshkimeve për incidentet dhe provokimet e nga lufta e fundit, por gjatë kësaj kohe ka pasur indikacione për një luftë të re.

Babai i Khabib ka konfirmuar se McGregor ka ofruar 15 milionë dollarë për një luftë revanshi, përcjell ‘lajmi.net’.

“Ata kanë ofruar 15 milionë euro për revanshin me McGregor, por ne duam 30 milionë! Ka luftëtarë të tjerë në radhë që meritojnë të ndeshen me Khabib. Duhet t’i respektojmë si luftëtarë”, ka deklaruar babai i Khabib./Lajmi.net/