Këto janë fjalët e Vedat Muriqit pas ndeshjes

Vedat Muriqi ishte lojtari që hapi serinë e golave në fitoren e Kosovës kundër Maltës.

Sport

17/11/2018 20:16

Sulmuesi që aktivizohet në Superligën e Turqisë, realizoi golin e parë qysh në minutën e 15’.

Ai pas ndeshjes është shprehur shumë i lumtur me skuadrën.

“Jam I kënaqur me performancën time. Gjithmonë kam thënë se nuk është me rëndësi performanca  individuale por ajo ekipore. Besoj se sot kemi luajtur shumë mirë si ekip dhe nuk kemi bërë gabime. Kjo u pa edhe tek  rezultati ku morëm një fitore me rezultat të thellë” ka thënë Muriqi për “Supersport”, përcjell lajmi.net.

Sa i përket ndeshjes së fundit, që Kosova do ta luaj kundër Azerbajxhanit, ai ka thënë se e kanë parasysh rëndësinë e ndeshjes.

“Kemi edhe 90 minuta të rëndësishme me Azerbajxhanin. Shpresojmë se edhe aty së paku me një barazim shkojmë tutje” ka përfunduar gjiganti i sulmit të Kosovës. /Lajmi.net/