Këtë muaj, planeti misterioz mund të shfarosë tokën

Një planet i mistershëm që shfarosi jetën në Tokë miliona vite më parë rrezikon të bëjë të njëjtën gjë…brenda një muaji.

Fun

06/04/2016 22:38

Daniel Whitmire është profesor i astronomisë në Universitetin e Luizianas në Shtetet e Bashkuara dhe një emër me peshë në fushën e studimit të hapësirës.

Ai thotë se ai që njihet si “Planeti i Nëntë”, në skajet fundore të sistemit tonë diellor, mund të jetë shkaktari i zhdukjes së jetës së gjallë në Tokë dhe e njëjta gjë mund të ndodhë sërish.

 Deri më tani të dhënat janë shumë të pakta mbi këtë planet, i zbuluar në muajin janar prej studiuesve. Whitmore dhe të tjerët fajësojnë trajektoren e këtij planeti për zhdukjen e jetës në planetin tonë. Ai dhe një pjesë e konsiderueshme e shkencëtarëve, besojnë se një herë në 26-27 milionë vite ky planet kalon në atë që njihet si “Kuiper Belt”, apo Brezi i Asteroidëve, transmeton tch.

Përplasja e këtij planeti me asteroidët nxjerr këta të fundit nga trajektorja e tyre dhe disa prej tyre mund t’i drejtohen Tokës me shpejtësi të madhe, ashtu siç besohet se ka ndodhur edhe 27 milionë vite më parë, të paktën nga ajo që sugjerojnë fosilet e zbuluara deri më tani në planetin tonë.

A do të ripërsëritet? Le të presim një muaj…