Kështu reagoi Donnarumma kur tifozët ia hodhën paratë false (VIDEO)

Tifozët e Milanit kanë filluar hakmarrjet për portierin e tyre në largim, Gianluigi Donnarumman.

Sport

19/06/2017 00:04

Portieri 18 vjeçari italian ka bërë publike dëshirën e tij për të mos vazhduar kontratën me Milanit dhe të largohet nga klubi këtë verë ose në vitin e ardhshëm kur edhe i skadon kontrata.

Megjithatë, këtë vendim të tij nuk e kanë pritur tifozët Rossonerë të cilët e shihnit Donnarumman si pjesë përbërëse e Milanit të ri që do të rilind.

Kështu, tifozët e Milanit e kanë vënë në siklet italianin që ndodhet me kombëtaren e Italisë U-21 në Kampionatin Evropian në Poloni.

Në videon e mëposhtme mund të shikoni reagimin e 18 vjeçarit në momentin kur tifozët ia hodhën paratë false./lajmi.net/