Kështu e ruajtën Gazivodën ushtarët amerikanë /FOTO-VIDEO

Ushtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të shtunën zunë pozicione gjithandej rrugës që nga Zubin Potoku të shpie në fshatin Gazivodë.

Lajme

04/08/2018 21:08

Pikërisht andej është shtrirja e gjerë e liqenit më të madh të Kosovës, të cilin pjesëtarëve amerikan të KFOR-it, iu dha detyra ta vëzhgojnë në mënyrë strikte.

Kjo ruajtje e liqenit të Ujmanit siç njihet Gazivoda erdhi pas paralajmërimeve se serbët atje do të krijojnë tensione dhe njëanshëm do të shpallin autonomi, raporton lajmi.net.

Që situata të mos eskalojë, trupat amerikane qysh herët në mëngjes u vendos në hyrje të hidrocentralit së Gazivodës, ndërsa të tjerët patrulluan përgjatë vijës së liqenit.

Megjithatë, përveç paralajmërimeve situata atje gjatë gjithë ditës ishte e qetë dhe nuk ndodhi asnjë incident. Serbët të cilët kishin paralajmëruar se sot dhe nesër do të shpallin të themeluar Asociacionin e komunave me shumicë serbe në formë të autonomisë, u ndalën nga Beogradi zyrtar.

Atyre dje ju shkroi letër presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili kërkoi nga ata që mos ta ndërmarrin asnjë veprim që do të shkonte në demin e tyre.

Edhe institucionet e Kosovës paralajmëruan marrjen e masave nëse serbët tentojnë të bëjnë ndonjë akt antikushtetues. Për këtë u mobilizuan edhe policët kosovarë të cilëve iu ndërpre pushimi vjetor. /Lajmi.net/

YouTube player