Kështu duket Disney World nga hapësira qiellore (Foto)

‘Walt Disney World’, është fotografuar nga qielli, dhe është zbuluar se një pjesë e madhe e saj ka formën e personazhit të animuar Mickey Mouse dhe përçon energji elektrike.

Fun

13/04/2016 15:02

Aq e madhe sa për tu parë edhe nga hapësira, është ndërtuar për pesë muaj dhe do të prodhojë energji elektrike për  1,000 shtëpi, transmeton lajmi.net.

Zyrtarët e Disney World, kanë thënë se atë pjesë të tokës e kanë dhënë me qira për firmën ‘Duke Energy’, për të përçuar rrymë për shtëpitë të cilat kanë pas probleme kohët e fundit.

“Energjia elektrike do të jepet nga Disney World”, kanë thënë zyrtarët.

Disney World përveç kësaj, ka në plan edhe shumë projekte tjera, njëra prej tyre që do të ketë madhësinë e 20 fushave të futbollit. /lajmi.net

The farm is positioned just east of World Drive near Epcot Center. The farm's electricity will feed into Disney World as well as hotels in the area