Kështu do të jenë veturat deri më 2035 (Foto)

Prej Google e deri tek BMW, gara për të krijuar vetura vetë-vozitëse që do t’i bëjnë rrugët më të sigurta po vazhdon, por ajo se sa të rehatshme do të jenë këto vetura të së ardhmes brenda është ‘zbuluar’ nga disa projektues.

Auto & Tek

16/09/2015 16:54

Një dizajn nga firma Johnson Controls, sugjeron se pasagjerët në të ardhmen do të ulen përballë njëri-tjetrit në veturë dhe ulëset do të ofrojnë veçori të ndryshme.

Kjo firmë parashikon se kjo arritje do të ndodh deri në vitin 2035, transmeton Lajmi.net.

Në të ardhmen, roli i personit në ulësen e shoferit do të kalojë nga një ‘shofer aktiv’ në një pasagjer i cili do të intervenojë vetëm kur është e nevojshme.

2C601A4200000578-3236717-image-a-52_1442401612689

Ulëset do të jenë shumë inteligjente të cilat do të ofrojnë siguri, rehati dhe argëtim. Sidoqoftë, kjo firmë beson se koha kur veturat do të marrin kontrollin e plotë të tyre, duke e bërë shoferin pasagjer, do të vijë pas disa dekadave.

2C601A3E00000578-3236717-image-a-51_1442401604620

Kompania parashikon se do të ketë një ndryshim minimal në interierët e veturave deri më 2025, por deri më 2035 veturat do të jenë aq të mençura sa që njerëzit vetëm duhet të ‘shtypin’ destinacionin në të cilin dëshirojnë të shkojnë.

2C601C8500000578-3236717-image-a-54_1442401618249

Ulëset e së ardhmes do të jenë shumë më të rehatshme dhe do të përmbajnë veçori të tilla si sistem për masazh dhe pushues për krahë. Ulëset do të jenë partneri i pasagjerit për rehati dhe shëndet.

Kjo kompani shfaqi parashikimet e saj në shfaqjen e veturave në Frankfurt këtë javë. (Lajmi.net)