Këshilla se si të tejkaloni tradhtinë nga partneri juaj

Le të marrim një çift normal, që është bashkë prej shumë kohësh. Lidhja e tyre tashmë është kthyer në një rutinë, megjithatë përgjithësisht gjendja duket e mirë dhe e qëndrueshme, deri sa vjen momenti kur njëri nga partnerët tradhton (shndërrohet në një dashnor, ose rend pas aventurave), ndërsa tjetri zbulon se ç’po ndodh. Ky është rasti klasik, por jo më pak i dhimbshëm për të tradhtuarit.

Fun

23/09/2018 13:57

Reagimet e para të personit të tradhtuar janë gjithmonë shumë të forta dhe në përgjithësi ndjekin një model standard: në gjithë këtë situatë ka befasi, frikë, dhimbje, zhgënjim, konfuzion, zemërim, konflikt të brendshëm se çdo të bëhet. Të luftohet për të mbrojtur marrëdhënien nga një ndarje e mundshme, ose të lihet gjithçka dhe t’i jepet fund njëherë e përgjithmonë? Të rezistosh duke shtrënguar dhëmbët apo të marrësh hak menjëherë, duke ia kthyer me të njëjtën monedhë? Në këtë mori dyshimesh dhe emocionesh kontradiktore shpeshherë rriten emocione të pazakonta: shpërthime inati, të qara, ndjenja të forta xhelozie, izolim ndaj botës, ose anasjelltas, përfshirje e papërshtatshme e të afërmve dhe miqve.

Gjatë kësaj periudhe partnerët mund të bëhen cinikë ose fiksohen pas lëvizjeve të njëri-tjetrit, pavarësisht çdo gjesti apo fjale. Kaosi i fillimit Këto momente nuk japin kurrë përfundime pozitive: kaosi i brendshëm dhe ai mes çiftit rritet, energjitë pozitive shterojnë, madje as marrëdhënia nuk luan me “letrat e saj” për të rigjetur ekuilibrin, pra nuk ka më rëndësinë e dikurshme. Në fakt kjo është një fazë kalimtare, por që nuk duhet të zgjasë shumë.

Nëse partneri i tradhtuar nuk arrin të gjejë pak qetësi dhe ta shohë situatën me gjakftohtësi pa u dëshpëruar vazhdimisht, pas pak kohësh mund të ndodhë diçka që nuk do ta besojë: nuk vepron më si më parë, por fillon të reagojë ndaj vetes, të kujdeset për gjithçka siç bënte dikur. Vëmendja fokusohet te jeta individuale, madje në këtë fazë fillon të rritet edhe kureshtja. Të mos keqkuptohemi: ky nuk është egoizëm për t’u mbrojtur nga dhimbja e tradhtisë, por mundësia e vërtetë për t’u gjallëruar, për të rindier nevojat e vërteta që ishin lënë mënjanë për shumë kohë në emër të harmonisë së çiftit ose të jetës së qetë.

Pikët e humbura Shumë çifte kur bashkëjetojnë, heqin dorë nga dëshirat që kanë, sepse duan të shmangin zënkat me partnerin dhe të mos prishin harmoninë duke ndezur debate të kota. Ata mendojnë se duke u privuar nga dëshirat e tyre fitojnë më shumë pikë, ose vlerësohen më shumë nga partneri. Jetojnë me bindjen se duke sakrifikuar partneri nuk do t’i tradhtojë asnjëherë dhe ato vetë nuk do të joshen nga ndonjë person tjetër. Por ja tani, të tradhtuara ndiejnë se kanë humbur gjithçka, jo vetëm personin që donin, por edhe gjithçka që mendonin se kishin ndërtuar. Ndihen keq se janë nënshtruar.

Megjithatë është pikërisht ndjesia se kanë humbur gjithçka që i ndërgjegjëson dhe çliron në trurin e tyre diçka të rëndësishme. Kur tradhtia nxit ndryshim Hapi i parë që bëjnë është marrja në dorë e drejtimit të jetës dhe njohja e personit tjetër që kanë bashkëjetuar. Përmes një analize të detajuar ato vendosin se çfarë do të bëjnë me lidhjen që kanë pasur. Mendohen me kujdes për çdo gjë, për gjërat e vjetra dhe ato të reja, sepse ndoshta edhe rutina ka një peshë të rëndësishme në të gjithë këtë ngjarje. Duke ndjekur një rend të gjërave, do të duken mirë edhe në sytë e partnerit, madje do ta ndihmojnë atë të qartësojë ndjenjat e veta.

Më kryesorja është pyetja që i bëjnë vetes: pse duhet të prisja të më tradhtonte për të ndryshuar për mirë? Ndoshta kjo ndodh, sepse tradhtia vë në diskutim vlerën e tyre më të thellë. Ato poshtërohen kur mendojnë se partneri i tyre ka preferuar dikë tjetër në vend të saj. Kjo ndjenjë nxit hakmarrjen, por në qoftë se nuk shfaqet si hakmarrje ose dëshpërim, mund të çojë në ndryshime të mëdha e të papritura, duke e shndërruar një dështim të madh në një fitore. Pjesa më e madhe e ndarjeve nuk do të ndodhnin nëse gjërat do të shiheshin në këtë mënyrë…