Kërkesa e jashtëzakonshme e Usain Bolt

Pasi ka deklaruar se do të krijojë një ekip futbolli, ofertat për të luajtur në ekipin e David Beckham, një prej yjeve të futbollit botëror, nuk kanë munguar.

Sport

30/01/2018 18:18

Më e fundit është ajo e ish-atletit xhamajkan Usain Bolt, që u tërhoq nga sporti vitin e kaluar.

31-vjeçari është shprehur i gatshëm të luajë në ekipin e Beckham, duke konfirmuar idenë e tij për të kaluar në sportin e futbollit, ndërkohë që ka kohë që stërvitet me skuadra të ndryshme.

Në një postim në rrjetet sociale, Usain Bolt shprehet:

Ky është një lajmërim serioz. Nëse ke nevojë për një sulmues, unë jam i duhuri. Nëse ke nevojë për një njëri që shënon, unë jam i duhuri”, ka qenë deklarata e Bolt për Beckham, duke i thënë se është gati të luajë për skuadrën e tij në çdo moment. Beckham ende nuk ka vendosur se kur do të krijojë skuadrën e tij, por shënjestron vitin 2020 si vitin kur Miami do të debutojë në kampionatin MLS.