Këpucët selfie, janë trendi më i ri (Foto/Video)

‘KëpucëtSelfie', tani janë më se të vërteta, këpucë që edhe mund t’i blini!

Fun

11/07/2016 15:14

Ju kanë lodhur duart që sa herë të dilni diku të ngritni duart lart e të mos arrini të kapni prapavijën, tani një kompani këpucësh ua mundëson një gjë të tillë, transmeton lajmi.net.

Këto këpucë, një pjesën e përparme kanë një vrimë të hapur në formë katrori, që e bënë të mundur telefonin tuaj të mençur të futet aty, dhe pa pas nevojë të prekni butonin bëni fotografi.

Cheryl Matson drejtor i këtij dizajni këpucësh tha: “Selfie është një zbulim i madh por një problem i vërtetë. Kjo mundësi e jona, ka krijuar një zgjidhje për të gjithë ata që i duan selfiet”.

Megjithatë, jo vetëm kaq! Kompania ka bërë të ditur se kjo ishte thjesht vetëm një shaka… Edhe pse, shakaja u kthye në realitet, pasi shumë femra pa nguruar fare kërkuan menjëherë të kenë nga një palë që t’i mbajnë me vete, kështu që edhe i blenë. /lajmi.net