Këpucët e reja sportive të Adidas vijnë të “liruara nga kafazi” (Foto)

Fansat e këpucëve sportive dhe casual nuk kanë dështuar ta vërejnë produktin e ri të Adidas, të emëruar Adidas Ultra Boost Uncaged.

Fun

05/08/2016 13:52

Tri vijat e famshme të Adidas-it  të vendosura në këpucë janë hequr, prandaj edhe ka marrë ky produkt nofkën “të liruara nga kafazi”, transmeton Telegrafi.

Nëse mendoni se ky është truk nga kompania për të shitur më shumë këpucë sportive, e keni gabim, të paktën deri në një nivel. Ideja për konceptin Uncaged ka ardhur nga fansat e Boost të cilët e kanë marrë çështjen përsipër dhe i kanë prerë vet vijat.

Këpucët janë tejet komode dhe bëjnë të ndjeheni sikurse jeni duke ecur në tepih.

Ky produkt e ka një të mirë dhe një të keqe.

E mira është se janë tejet komode për të vrapuar me to, ndërsa ana negative është se janë aq të përshtatshme për t’u mbathur saqë çorapet nuk janë të nevojshme, gjë që është e mirë, përveç nëse keni probleme me djersitjen në këmbë.

Çmimi i Boost Uncaged është 129. 95 funte.