“Kepler 62f”, planeti në të cilin mund të zhvillohet jeta

Një planet, rreth 1,200 vite-dritë larg nga toka sipas të gjitha probabiliteteve mund të jetë një vend i banueshëm, sipas disa hulumtuesve.

Fun

31/05/2016 00:40

“I quajtur “Kepler 62f”, planeti që ka një sipërfaqe 40 për qind më të madhe sesa planeti ynë, ishte menduar të jetë shkëmbor dhe të ketë oqeane”, është shprehur  Aomawa Shields, autor kryesor i studimit, transmeton lajmi.net

Misioni i NASA-s zbuloi sistemin planetar që përfshin edhe planetin “Kepler 62f” në vitin 2013 dhe janë identifikuar 5 planete që sillen rreth një ylli që është më i vogël dhe më i freskët se dielli.

“Ne kemi gjetur mjaft kompozime se në atë planet ka mjaftueshëm nxehtësi dhe ujë që të zhvillohet jeta”, ka shtuar Shields.

“Toka ka 0,04 për qind dioksid të karbonit në atmosferë dhe i mjafton për të qenë planet i ngrohtë, por duke marrë parasysh se “Kepler 62f” është shumë më larg nga ylli i tij sesa toka nga dielli, do t’i duhej një sasi më e madhe e dioksidit të karbonit për të qenë mjaftueshëm i ngrohtë”, ka shpjeguar Shields.

“Të gjitha analizat kompjuterike flasin për një jetë të mundshme në këtë planet”, ka përfunduar ai./lajmi.net