Keni pasur probleme me dërgimin e mesazheve në Snapchat? Ja çfarë ka ndodhur

Ditëve të fundit, shumë përdorues të Snapchat janë ankuar në lidhje me funksionimin e tij.

Auto & Tek

10/10/2017 18:39

Problemi kyq ishte dështimi i dërgimit të mesazheve dhe kjo ka ndodhur tek shumë përdorues në mbarë botën duke i irrituar të gjithë, transmeton lajmi.net

Por, siç duket problemi është rregulluar dhe ka qenë gjithëpërfshirës e nuk bëhet fjalë për ndonjë sulm të mundshëm kibernetik ose diçka të ngjashme.

Snapchat në shumicën e llogarive të përdoruesve është kthyer në normalitet dhe thashethemet se rrjeti social do të mbyllet, janë të rreme./Lajmi.net/