Keni kompjuter të ngadalshëm? Shpejtojeni me këtë shtesë të Chrome

Një shtesë e re në Chrome premton për të shpejtuar kompjuterë, duke i ‘ngrirë’ skedarët e shfletuesit në mënyrë që të lirojë kohën të cilën ia merr procesorit.

Auto & Tek

19/05/2015 16:51

Skedarët e papërdorur në Chrome mund të mbesin aktiv edhe në sfondin e shfletuesit, kështu duke i marrë më pas kohën procesorit dhe memorjen, duke e ngadalësuar gjithë kompjuterin tuaj.

Por, një shtesë e re e quajtur ‘Great Suspender’ do t’i ngrijë këta skedarë, kështu që ata nuk do të marrin më vëmendjen e vlefshme të kompjuterit përderisa ju nuk jeni në to, transmeton Lajmi.net.

Pasi ta instaloni atë nga Chrome Web Store, një buton i vogël do të paraqitet në këndin e djathtë të sipërm të ekranit. Duke klikuar këtë buton ju do t’i mundësoni kësaj shtese që t’i ngrijë skedarët.

Ata të cilët punojnë shumë me shfletues dhe hapin shumë skedarë të rinj thonë se kjo shtesë mund të përdoret për të siguruar një shpejtësi shtesë në kompjuter.

Shtesën mund ta merrni duke klikuar këtu.