Keni harruar titullin e filmit? Ja si mund ta gjeni atë

Shpeshherë na rastis të shikojmë ndonjë film dhe mos ta mbajmë mend titullin e tij.

Fun

30/04/2016 15:57

Ekspertët e teknologjisë kanë menduar edhe për një gjë të tillë, duke krijuar kështu një programer në të cilin mjafton ta shkruash shkurtë përshkrimin e filmit dhe ju do të keni titullin e saktë të atij filmi.

Disa studiues të Universitetit Oulu në Finlandë kanë krijuar një mundësi të tillë, e cila është e para e këtij lloji në botë.

Mymovie.com është një websajt që iu ndihmon ta gjeni titullin e një filmi vetëm duke e përshkruar atë.

Mjafton vetëm të përshkruani, vendet, objektet e njerëzit dhe kjo faqe do iu tregojë emrin e filmit.